Lisi i gjakut, EPUB eBook

Lisi i gjakut EPUB

EPUB

  • Information

Description

Te dashur lexues, me lejoni, t'ju prezentoj vepren time te botuar.

Eshte nje nder veprat e para ne fushe te letrave, por jo e para veper e jetes s'ime.

Se nje tjeter veper, si nje nder komandantet e nje njesie te UCK-se ne Kosove, une me shoke, e kam shkruar gjate luftes per liri.

Pra, ky eshte nje ditar i atyre diteve te zjarrta, kur rinia kosovare - dhe jo vetem ajo - hodhi pushken ne sup, dha edhe jeten, qe te zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria te perflakte cdo zemer shqiptare.

Sic edhe do ta lexoni, libri ka shume jete, shume dashuri e mbi te gjitha shume vertetesi.

Detyra ndaj Kosoves se roberuar, me sakrificen sublime e heroizmin, jane te shkrira organikisht e bejne apel, sidomos per brezat qe do te vijne; qe kurre, ne jete te jetes, te mos harrojne kalvarin shekullor te Kosoves per te mberritur tek liria e pavaresia.

Si deshmitar e protagonist i atyre viteve te zjarrta, une, si autor, nuk le te paidentifikuar asnje problem.

Edhe pse mbajta ne beteja flamurin e UCK-se, edhe pse isha komandant i nje njesie luftarake, e cila ka shkruar me gjakun e deshmoreve historikun e saj te lavdishem, une kam kurajon te ngre zerin e te theme disa gjera per komanden eprore, se si disa pune e veprime duhej e mund te ishin bere me mire.

Gjithsesi une, si komandant i ri ne moshe, por jo ne mendime, jam krenar per cfare kam bere me shoket e mi.

Kete, permes faqeve te librit, lexuesi e ndjen - sikurse e ndjen edhe modestine - se cdokush, qe kishte ne deje gjak shqiptari, kete sakrifice ia kishte borxh Atdheut dhe Kosoves.

Libri perben nje kontribut, jo te paperfillshem, per historikun e Luftes Clirimtare te UCK-se e te Kosoves martire dhe, si i tille, shpresoj se cmohet nga lexuesit, qe do ta marrin ne duar.

Me nderime dhe respekt, ju falenderoj! Autori

Information

Other Formats

£2.99

Information